Pak para nisjes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Organizatës Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, kryeministri Rama është takuar me presidentin e Serbisë, Vuçiç.
Presidenti Vuçiç ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale, duke njoftuar kështu edhe takimin.
“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiç.