Spiunët rusë dhe ukrainasi që u kapën në uzinën e Gramshit kanë kërkuar ditën e sotme në gjykatën e Apelit lehtësim të masës së sigurisë, gjë e cila nuk u sigurua dhe Apeli u hodhi poshtë pretendimin.
Ukrainasi, Fedis Alpatov është përlotur para trupit gjykues. Ai pretendon se nuk ka qenë kurrë në Rusi dhe se këtë shtet e konsideron si armik për shkak të luftës në Ukrainë.
Avokati i tij është shprehur se klientit të tij po i thyhen të drejtat në gjyq duke i folur në gjuhë ruse, edhe pse këtij të fundit i vëllai i ka humbur krahun gjatë bombardimeve ruse.
“Sa i përket arrestit dhe regjistrimit të çështjes, klienti im është arrestuar për dy vepra, cenimi dhe sigurimi i te dhënave. Ne nuk kemi asnjë prove ne dosje që është futur në repartin ushtarak dhe nuk kanë lidhje fare. Cila është prova, cili është agjenti?
Një student, një bloger? Dy ushtaraket flasin vetëm për një person, përse marrim tre veta, këta student nga Ukraina vendi i të cilit është ne lufte, të vuajë dënim me burg. Është student në doktoraturë, vijnë nga Durrësi dhe ikën në Gramsh, për turizëm dhe papritur e gjejnë veten në burg.
Ai as ka qenë në repartin ushtarak. Ai nuk është reparti ushtarak i mirëfilltë pasi është i deklasifikuar. Të paktën mos t’i ndërpresim doktoraturën online se mirë lufta që i ka zënë, por të paktën mos të humbasë këtë investim që ka bërë. Në këto kushte kërkoj ta ndryshoni vendimin”, tha ai.