Sinoptikanët amerikanë kanë paralajmëruar se uragani Fiona sa vjen dhe po bëhet një kërcenim më i madh për vendin.
Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) tha se stuhia e kategorisë së dytë, me shpejtësi të erës prej 115 mph (185 km/h), madje mund të përkeqësohet në kategorinë e katërt duke rritur kështu dhe rrezen e shkatërrimit.
Shiu po godet Porto Rikon, ku të paktën dy persona kanë vdekur dhe 90% e ishullit mbetet pa energji elektrike.
Presidenti i Republikës Domenikane Luis Abinader thotë se dëmi është “i konsiderueshëm”.
Disa fshatra u ndërprenë në vend pasi ujërat u rritën, ndërsa qindra njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre dhe mijëra mbetën pa energji elektrike.