Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka shkruar në Shkodër për të takuar drejtorin e policisë vendore.
Mësohet se takimi do të bëhet për vrasjen e 19-vjeçari Erjon Xhenjes.
Takimi i tyre ka zgjatur rreth një orë dhe ai ka kërkuar të gjitha provat të jenë në dispozicion të policisë.
Nuk ka asnjë person të arrestuar për vrasjen e Erjon Xhenjes mbrëmjen e së dielës në Shkodër.
19-vjeçari u qëllua për vdekje me breshëri në lokal teksa ishte duke pirë kafe. Pistat janë disa në duart e hetuesve, por të arrestuar jo, vetëm një motor i djegur që lanë killerat. Dyshohet se skema është përgatitur nga tre persona.