Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg të përjetshëm Përparim Ademin i cili më 31 dhjetor të 2020 vrau dy motrat në zonën e Astirit në Tiranë.
Ademi është dënuar për akuzën për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.
Ademi vrau ish të dashurën dhe motrën e saj, Zhaneta Metani e Kristina Bardhi.
Ai ka kërkuar disa herë të fitojë lirinë me argumentin se vuan nga probleme mendore por kjo kërkesë është rrëzuar. Nga akt ekspertimi i mjekësisë ligjore ai rezulton pa asnjë problem.
SI NDODHI NGJARJA E RËNDË?
Ngjarja e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor 2020. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës.
Ademi kishte lidhje me të dyja, por më pas motrat natën e Krishtlindjeve ia kishin bërë të qartë se nuk donin të kishin më lidhje me të. Ky fakt nuk është pranuar nga 59-vjeçari, i cili kishte filluar që të kishte hije dyshimi se Zhaneta e tradhtonte. Ai është rikthyer pas pak ditësh në banesën e tyre dhe i ka vrarë me breshëri kallashnikovi.