Një kapsulë ruse e çoi një amerikan në hapësirë sot, duke shënuar një vazhdimësi të dukshme të partneritetit ruso-amerikan në një epokë tensionesh të mëdha gjeopolitike.
Anija u ngrit nga kozmodromi i famshëm Baikonur në Kazakistan, duke transportuar astronautin e NASA-s Frank Rubio dhe kozmonautët rusë Dmitri Petelin dhe Sergey Prokopyev në atë që pritet të jetë një qëndrim gjashtë-mujor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Kur Rubio dhe homologët e tij rusë të arrijnë në stacionin hapësinor, ata do të bashkohen me astronautët nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Evropa.
Në korrik, Rusia tha se po planifikonte të tërhiqej nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor dhe t’i jepte fund partneritetit të saj prej dekadash me NASA-n në postin orbital pas vitit 2024, sipas kreut të agjencisë ruse të hapësirës.