Sali Berisha u shpreh se Edi Rama ka pjesën e tij te pallatet që po legalizon në Tiranë me vendimin e fundit të qeverisë që është në kundërshtim me Kodin Penal.
“Për pallatet misteri i Belindës. Ishte pallati 8 kate dhe thoshte mister ky. Për pallate të tjera, kulla 8 kate mbi lejen jo që nuk ka asnjë ndëshkim por ka legalizim mbi bazën e një pazari të turpshëm të Edi Ramës.
Qytetarët flasin që Edi Rama është aksioner në cdo kullë. Unë nuk mund të them. Por një kryeministër që firmos një akt të tillë.
Asnjë nuk e ka të drejtën e faljes për cilindo që është në procesin gjyqësor. Ky është i çmendur, i pangopur. Nuk mund të jetë ndryshe kjo” tha ai.
Ish-kryeministri denoncoi edhe tenderat në KESH. “100 mln euro tenderi i fundit në KESH. E kanë si “pusin” që shkojnë dhe mbushin thasët me para.
KESH ka investime të regjistruara 1 mld euro, punime të kryera nuk janë as 100 milionë. Në këtë situatë. Sirenat e revoltës popullore po bien në të katërta anët e vendit” deklaroi ai.