Ish-drejtori i policisë së shtetit, Gledis Nano vitin e kaluar kur kishte vetëm pak kohë që kishte marrë detyrën u nisi një tjetër të gjatë drejtorëve të qarqeve pas konstatimit të problemeve brenda institucionit.
Letra ka të vërteta të dhimbshme, që të gjithë i dinim dhe i konstatojmë cdo ditë, por thënë nga goja e drejtorit marrin një tjetër kuptim. Nano konstatonte se persona me rrezikshmëri të lartë lëviznin të lirë rrugëve.
Në lokalet që rrinin hapur pas orës policore në kohën e covidit, ai thoshte se po të futesh brenda gjen policë. Titullarët, vazhdonte më tej Nano nuk zbatojnë urdhrat dhe fshihen përpara mediave. “Po keni frikë e nuk keni kurajo ta përballoni e të reagoni, është me e ndershme të largoheni vetë, para se t’ju largoj unë” thotë ai.
Një tjetër konstatim i rëndë lidhet me zëdhënëset e shtypit. “I keni kthyer në sekretare me detyra të tjera në paradhoma e rolin e sekretares e të pastruses, shumë për të ardhur keq kjo”. Tronditja vjen në fund.
“Sot fillojnë punonjësit e rinj, tregoni kujdes e mos i caktoni në detyrë me punonjës që janë jo profesionale e të korruptur, mos i përlyeni edhe ata, përkrahni e mos lejoni të ndrydhen apo mbi punonjëset femra të ketë trysni nga komandantët, shefat a kolegët, se përgjegjësia do jetë direkt e juaja” mbyll letrën Nano, që në 31 gusht të këtij viti u shkarkua.