Ish-presidenti Ilir Meta është kundër vendimit të prokurorisë që u ndalon gazetarëve të publikojë lajmet nga e-mailet e hakeruara. Ai u bën thirrje mediave të publikojnë gjithçka.
“Liria e mediave është vendimtare për të garantuar Transparencën dhe Llogaridhënien. Frikësimi i mediave dhe gazetarëve synon të mbrojë nga ndëshkueshmëria përgjegjësit e vërtetë të cënimit të sigurisë kombëtare.
Korrupsioni galopant dhe kapja e shtetit kanë dëmtuar rëndë edhe sigurinë kombëtare. Akti i fundit i Prokurorisë nën diktatin e Kryeministrit fajtor veçse do të kontriubojë në përkeqësimin e pozitës të Shqipërisë lidhur me lirinë e medias” tha Meta.