Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një statusi në Facebook në Ditën e Paqes Ndërkombëtare shkruaj ti se paqja u cënua nga agresioni rus.
Meta gjithashtu thesksoi se është krenar për rolin që ka luajtur Shqipëria në ndërtimin e paqes e stabilitetit në rajon e më gjërë.
“Krenar për rolin ndër vite dhe në mënyrë të pandërprerë që Shqipëria ka luajtur në drejtim të ndërtimit të paqes dhe ruajtjes së stabilitetit në rajon e më gjerë.”
Postimi
Dita Ndërkombëtare e Paqes
Kjo ditë e shënuar këtë vit merr një rëndësi edhe më të madhe, pasi paqja dhe stabiliteti u cënuan rëndë si rezultat i agresionit rus në Ukrainë.
Nderim dhe respekt për të gjithë ata personalitete, të cilët jetën dhe përpjekjet e tyre ja dedikuan shuarjes së konflikteve dhe luftërave të përgjakshme për të rivendosur paqen dhe për ta bërë botën një vend më të mirë dhe më të sigurtë për brezat e së ardhmes.
Krenar për rolin ndër vite dhe në mënyrë të pandërprerë që Shqipëria ka luajtur në drejtim të ndërtimit të paqes dhe ruajtjes së stabilitetit në rajon e më gjerë.
Një Shqipëri më demokratike dhe e begatë do të jetë një kontribut i shtuar për paqen.