-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani takon Escobar: Dialogu duhet të jetë i përqendruar në njohje reciproke

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj në New York është takuar me këshilltarin në Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisarin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të cilët ka diskutuar çështjen e Dialogut.

Për Osmanin është e nevojshme të ecet përpara në procesin e bisedimeve me Serbinë dhe se e njëjta duhet të përfundoj me njohje reciproke.

“Presidentja Osmani, potencoi nevojën që Serbia t`i zbatojë obligimet e saj nga marrëveshja për udhërrëfyesin e energjisë dhe nevojën urgjente që të arrihet sukses sa i përket marrëveshjes për të zhdukurit me dhunë”, thuhet në njoftim e zyrës së presidentes.

Në takim me zyrtarët e lartë amerikanë, Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon dhe më gjerë si dhe bashkëpunimin e mëtejmë për ta avancuar integrimin euroatlantik të Kosovës, si një parakusht për stabilitet afatgjatë.

Ndryshe Osmani, në kuadër të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA), në New York, është takuar edhe me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, në një takim të organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borell.

Osmani në këtë takim ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe mbështetje nga BE-ja për ta kaluar krizën energjetike.

“Potencova përkushtimin e Kosovës për paqe e stabilitet dhe për rrugën e saj euroatlantike, kërkova përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave dhe mbështetje nga BE-ja për tejkalimin e krizës energjetike këtë dimër”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit