Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo në një deklaratë për mediat tha se vendimi i prokurorisë për të ndaluar mediat të botojnë të dhënat e bëra publike si pasojë e hakimit të sistemit dixhital është bërë me urdhër të partisë.
Ajo tha se PD dënon këtë akt të cilin e konsideron antikushtetues dhe përpjekje për të kthyer censurën. Po ashtu, Garo i bëri thirrje mediave të mos bien pre e censurës.
“Pas shpartallimit të plotë, në një akt agresioni, nga hackerat iranianë, të të gjithë infrastrukturës dixhitale.
Dhe nxjerres në treg të të gjithë teë dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të dhënave zyrtare sekrete.
Prokuroria e partisë, me urdhër policesk, ndalon mediat që të botojnë të dhënat e bëra publike anembanë.
Partia Demokratike e dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt anti-kushtetues, policesk dhe banditesk të Edi Ramës. Kjo është një përpjekje e shëmtuar për të rikthyer censuren në Shqipëri.
U bëjmë thirrje gjithashtu organizatave botërore të medias të reagojnë ndaj këtij hapi të radhës të Edi Ramës për penguar lirinë e shtypit dhe fjalën e lirë.
Opininit publik i kërkojmë të mos bjerë në kurthin e propagandës qeveritare” tha ajo.