Presidenti rus, Vladimir Putin, në fjalimin e tij të sotëm ka shpallur mobilizimin e pjesshëm.
Ai njoftoi se mobilizimi vlen për rezervistët dhe ata që kishin shërbyer më parë në ushtri.
Sipas tij, sajoni i Luhanksit është pothuajse i çliruar dhe se “po bëjmë përparim në çlirimin e rajonit të Donetskut”.
Putin u shpreh i vendosur për marrjen e Donbass-it, dhe se për të “nisja e operacionit special ushtarak ishte i nevojshëm”.
Kështu në këtë fjalimin ai siguroi se Kievi do e refuzojë të negociojë paqen dhe do të ndjek rrugën e armëve bërthamore.
Gjithashtu Putin theksoi se Perëndimi ka shantazhuar Rusinë, por se Rusia ka shumë armë me të cilat mund të përgjigjet.
“Ne do të përdorim të gjitha burimet që kemi për të mbrojtur njerëzit tanë. Kam besim në mbështetjen tuaj”, përfundon ai.