-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama “nxë mend” nga Meta, i vendos “fre” Presidentit për dekoratat

Kryesoret

Qeveria duket se vuri mend pas asaj që ndodhi me Ilir Metën duke depozituar nismën e re për dekoratat. Projektligji për “Dekoratat” kufizon numrin e tyre duke i vendosur Presidentit një numër të caktuar brenda vitit.

Pra kreu i shtetit nuk mund të japë dekorata pa limit. Gjithashtu propozimet duhet të kalojë më përpara në komision.

Opozita e kundërshtoi. Ervin Salianji dhe Flamur Noka u shprehën hapur kundër propozimit dje në komisionin e sigurisë.

“Pse duhet t’i merrni Presidentit të Republikës një akt në emër të Republikës. Edhe dekoratat doni të politizoni?! Edhe me dekorata doni të merrni vota?

I jepni të drejtë edhe ministrave të Brendshëm dhe të Mbrojtjes për të dhënë dekorata. Ju po e kufizoni dhe kjo është një e drejtë përmbajtjesore që ka Presidenti i Republikës”, tha Salianji.

“Është shumë qesharake” tha Noka. Ministrja Spiropali e mbrojti nismën. Artan Lame, në rolin e ekspertit tha se “dekoratat maksimale janë të limituara jashtëzakonisht në numër”. Debati vazhdon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit