Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është marrë sot në pyetje nga SPAK për çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit ‘Partizani’.

Në orën 10:00 deputeti ka ngjitur shkallët e Prokurorisë së Posaçme. Mediu është thirrur si deklarues për çështjen e privatizimit të godinës. Padinë e ka bërë Taulant Balla. Në listën e të kallzuarve është edhe Sali Berisha.
