Carla Cintelli, 46 vjeç është vrarë nga vëllai i saj Marco Cintelli. Shkak i krimit dyshohet se kanë qenë disa para që Carla ka refuzuar t’ja japë këtij të fundit.
Ai është gjetur i fshehur në një kasolle pranë vendit të ngjarjes në Signa, në provincën e Firences. Kanë qenë gruaja e këtij të fundit që ka denoncuar në polici zhdukjen e tij dhe më pas policia ka mundur të zbardh dhe krimin e vrasjes.
Sipas asaj që doli, vrasja do të kishte ndodhur në kulmin e një sherri për arsye ekonomike
Siç shpjeguan karabinierët, mbrëmjen e kaluar në kazermën e Signës është paraqitur bashkëshortja e vëllait të viktimës duke denoncuar zhdukjen e tij. 50-vjeçari, sipas bashkëshortes, kishte vendosur të largohej nga shtëpia ku jetonte me familjen, për të shkuar e për të kaluar disa ditë në shtëpinë e motrës.