-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku është Vis Martinaj? Vjen deklarata e fortë: Njoftoni familjen…

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë sot në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar. Ai tha se të vërtetën për zhdukjen e Ervis Martianjt, Ed Rama e di, pasi po sipas tij, pas basteve, tani që nga loja doli biznesmeni është vëllai i kryeministrit. Berisha kërkoi që të njoftohet familja nëse Martinaj është vrarë.

“Nuk ka sektor që ky nuk ka shtrirë tentakulat e veta. Ia morën lojërat e fatit Ervis Martinit dhe tani thotë ku është. E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmen i lojërave të fatit. Olsi Rama është përfolur si njeriu në hije i lojërave të fatit. Shko e pyet Baton Stanishiçin dhe Ymer Çorapen se ata e dinë. A nuk shkruajtën ata se është në gjashtë copa në prokurori. Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është në gjashtë copa në prokurori.

Do thoni ju, nuk e tha Fuga, por e thanë Fugat e tij. A ka njerëz më të afërt? A nuk ishte Baton Stanishiçi që na thoshte para tre muajsh se Linda është për presidente. Ai nuk e thoshte nga mendja e tij. Ai është zëdhënës i familjes në këtë formë. Po kjo çfarë prokurorie është që thuhet se mban një trup me gjashtë copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim? Sepse kontrollohet nga Rama. Nëse është në gjashtë copa, familja njoftohet. Është kod shekullor” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit