-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkë kundër Iranit/ Salianji ofron ndihmë, qeveria: Ju mirëpresim

Kryesoret

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka folur në Kuvend për sulmin kibernetik të Iranit.

“Po ndodh një sulm i këtyre përmasave që nuk besoj se bini dakord që Shqipëria ka qenë në një sulm të hakeruar nga një shtet tjetër që nuk ka asnjë krahasim me një sulm tjetër që bëjnë adoleshentë në bodrumet e tyre.

Apo qoftë edhe profesionistë që kanë qëllime të tjera. Ky është një sulm që konsiderohet si sulm i paprecedentë që ka pasur për qëllim fshirjen e të gjitha të dhënave. Është nisur si sulm për të mbledhur të dhëna dhe për t’i shitur ato dhe pastaj është transformuar në sulm që synon të fshijë të dhënat. Jemi në një kohë të vështirë për politikën botërore. J

Shifrat që ju përmendët 180 mln euro kanë të bëjnë me investimin për të digjitalizuar Shqipërinë. Janë para që Estonia që është shtet i vogël i harxhon vetëm në një vit. Shqipëria i ka harxhuar në 9 vite për të digjitalizuar vendin”, tha Balluku.

Ajo vlerësoi ofertën e deputetit të PD-së, Ervin Salinaji, i cili u shpreh i hapur për të bashkëpunuar me maxhorancën në lidhje me menaxhimin e sulmeve kibernetike.

“Vlerësoj ofertën e Salinjit për bashkëpunim, pasi kur ndodh një sulm i këtyre përmasave që nuk ka asnjë krahasim me sulme normale. Ka qenë sulm i sponsorizuar.
Po përballemi me diçka të paprecedente. Salianji të falendroj për ofertën e bashkëpunimit. Ne këtë e vlerësojmë si qeveri dhe maxhorancë. Qëllimi i sulmit kiberentik ishte fshirja e të dhënave”, tha Balluku në Kuvend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit