-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kamioni përplaset me mbikalimin në Sukth, plagoset një person

Kryesoret

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një person ndërsa është shembur edhe mbikalimi i kambësorëve në Sukth.

Sipas policisë, shtetasi M.N., duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve duke e shembur.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri shtetasi H. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policise:

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth, shtetasi M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë kamioni dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri shtetasi H. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja e kamionit me mbikalimin e këmbësorëve është shembur mbikalimi i këmbësorëve, pa shkaktuar dëmë në automjete të tjera.

Shërbimet e Policisë, devijuan lëvizjen deri në pastrimin e plotë të rrugës.

Aktualisht qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit