-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koreja e Veriut mohon se po i shet armë Rusisë

Kryesoret

Koreja e Veriut ka thënë se nuk i ka shitur kurrë armë Rusisë dhe nuk planifikon diçka të tillë në të ardhmen.

Këto deklarata vijnë pas raportimeve nga Shtetet e Bashkuara se Moska është kthyer kah Pheniani për të mbushur rezervat.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Rusia mund të blejë raketa dhe predha artilerie nga Koreja e Veriut.

Sipas tyre, veprime të ngjashme, bashkë me dyshimet për blerje të armëve iraniane, tregojnë se sanksionet e Perëndimit janë duke penguar synimet e Rusisë në luftën e nisur në Ukrainë.

Moska ka hedhur poshtë këto raportime.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA, një zyrtar i paidentifikuar nga Ministria verikoreane e Mbrojtjes, është cituar të ketë thënë se “ne nuk kemi eksportuar kurrë armë dhe municion në Rusi, dhe nuk planifikojmë të bëjmë kësi eksporti”.

Ky zyrtar ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe “forcat armiqësore” për përhapje të thashethemeve, për të arritur “synimet politike dhe ushtarake”.

Në fillim të muajit shtator, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, ka thënë se blerjet e Rusisë në Korenë e Veriut “mund të përfshijnë miliona raketa dhe predha artilerie”.

Mirëpo më vonë, zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Kirby, ka thënë se blerjet nuk janë kryer dhe se nuk ka të dhëna se armët do të përdoreshin në luftën në Ukrainë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit