Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja replikoi me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku për presionet ndaj drejtësisë. Tabaku tha se Manja duhet të jepte llogari në SPAK për dosjen “184” zgjedhjet e Dibrës.
Por Manja tha se presionin drejtësisë nuk ia bën shumica, por opozita duke iu referuar grupit të Sali Berishës. Ai në mënyrë indirekte përfshiu edhe Lulzim Bashën.
“Tabakun e dëgjova, por kam përshtypjen se e ke për krahun tënd për apologjinë për drejtësinë. Ata që e sulmojnë SPAK-un janë te krahu juaj dhe i ke pas vetes (i referohet grupit të Sali Berishës).
Aty duhet një vijë ndarëse, e kam thënë prej kohësh. Po deshe t’i them me emra dhe mbiemra se kush e pengon dhe intimidon SPAK-un. Raporti im me drejtësinë është i tillë; sa herë drejtësia të ketë punë me shumicën, ne i jemi përgjigjur.
Ky krahu këtej ka shpëtuar me procedurë dhe raporte mjekësore. Kur nuk ju vjen mirë ju kjo gjë, e thoni fjalën dhe dilni nga salla se u vjen orari i gjumit.
Ai gjumi u mori në qafë dhe u ka sjellë këtu ku jeni sot” tha ai. Në debat u përfshi edhe Edmond Spaho, por Lindita Nikolla i preu fjalën.









