Lira turke ka rënë në nivelin më të ulët ndonjëherë. Ajo konvertohet me 18.40 për një dollar amerikan.
Kjo situatë vjen pasi Banka Qendrore e Turqisë e ka ulur normën e interesit – për herë të dytë brenda muajit – pavarësisht inflacionit të lartë.
Banka në Ankara ka thënë përmes një deklarate se “do të vazhdojë të përdorë të gjitha instrumentet” derisa të arrihet synimi i Qeverisë për inflacion 5 për qind.
Inflacioni turk ka rrëshqitur në mbi 80 për qind në gusht, sipas statistikave zyrtare.
Grupet e pavarura kërkimore besojnë se inflacioni brenda shtetit është dyfish më i madh sesa në shifrat zyrtare.
Banka Qendrore nuk e ka rritur normën e interesit prej muajit dhjetor të vitit të kaluar.