Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot vendimet që mori qeveria në kuadër të paketës së ndihmës sociale për të përballuar krizën e çmimeve. Ogerta Manastirliu listoi të gjitha masat e marra dhe kategoritë që përfitojnë.
“Vendimi i qeverisë që sot kemi miratuar ka përcaktuar se nga data 1 tetor rritet me 10% masa e pagesës së ndihmës ekonomike për të gjitha familjet që marrin asistencë sociale. Dyfishojmë pagesën e ndihmës ekonomike që kanë dy fëmijë, gratë kryefamiljare.
Që vlerësohen të jenë 5700 gra kryefamiljare që do të përfitojnë. Tre plus fëmijë, e kemi bërë dyfishimin prej janarit. Kemi dyfishuar ndihmën ekomomike për të moshuarit pa pension. Mbi 64 mijë familje përfitojnë nga masat për ndihmën ekonomike.
Është afatgjatë. Pas indeksimit me 7.5% për pagesat për personat me aftësi të kufizuar, rreth 90 mijë. Një tjetër vendim është marrë për kompensimin e energjisë elektrike për PAK, të cilëve u rritet masa e mbështetjes për kompensimin. Kjo masë për para dhe tetraplegjike dhe të verbrit shkon nga 2 mijë lekë në 3 mijë lekë. Për të verbrit të kategorisë së dytë nga 1400 lekë shkon në 2400 lekë” tha ajo.