Një ekip ushtarësh shqiptarë i përzgjedhur nga Regjimentit i Operacioneve Speciale( ROS) ka bashkuar forcat me efektivë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ushtarët e dy vendeve vëllezër janë stërvitur bashkë me qëllim për të marrë pjesë në aktivitetin ndërkombëtar “Exercise Cambrian Patrol 2022”.
Ky është një aktivitet i cili zhvillohet nga Forcat Tokësore britanike, shtabi i Brigadës së 160 të Wellsit me pjesëmarrje të mbi 160 skuadrave, nga mbi 30 shtete. Kjo, është pjesëmarrja e katërt e ushtarakëve tanë në këtë kompeticion, pas pjesëmarrjes në vitet 2013, 2017, 2018. Qëllimi i garës “Exercise Cambrian Patrol 2022” është të ofrojë një trajnim të klasit botëror.
Stërvitja është sfiduese ku përfshihet patrullimi i klasit botëror me qëllim për të përmirësuar aftësitë operacionale. “Exercise Cambrian Patrol 2022” bazohet në skenare me role të ndryshme tejet sfiduese në veprime taktike luftarake. Kërkohet lidership, aftësi operacionale, njohje e mirë e armatimit, por edhe qëndrueshmëri fizike dhe mendore.
Trupave pjesëmarrëse në stërvitje u duhet të marshojnë rreth 65 km, të ngarkuar me armatim e pajime, në një terren sa të panjohur aq edhe të ashpër. Elementë ekstremë të kësaj stërvitjeje vlerësohen si një një provë e udhëheqjeje, vetëdisipline, guximi, qëndrueshmërie fizike dhe vendosmërie.