Në pak orë do të nisë protestë kombëtare e organizuar nga Partia Demokratike në Tiranë, ku qytetarët pritet të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përcjellë mesazhin e tij të fuqishëm për ditën e sotme, duke e cilësuar si një moment vendimtar për të treguar guximin qytetar.
“Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë. Tirana na pret të gjithë në shesh! Ora jonë po afron.”









