Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar me anë një statusi në Facebook për sulmin kibernetik nga Irani, duke thënë se dikush duhet të mbajë përgjegjësi.
Meta shkruan se Vetëm protestat qytetare do të rivendosin rendin kushtetues dhe ligjshmërinë.
“Në një shtet të kapur tërësisht nga mafia kush do t’i vendosë përpara përgjegjësisë shkelësit e ligjit, të sigurisë kombëtare dhe të transferimit të të dhënave të qytetarëve te patronazhistët për qëllime shantazhi dhe presioni?
Vetëm protestat qytetare do të rivendosin rendin kushtetues dhe ligjshmërinë për t’u ndarë me dekadën e hajdutërisë dhe keqqeverisjes të Edvin K. Ramës”, shkruan Meta.