-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngjarjet e vjeshtës që tronditën Shkodrën, si ndryshuan killer-at strategjinë?

Kryesoret

Vrasjet e fundit në Shkodër kanë treguar se strategjia e killer-ave po ndryshojnë, tashmë ata po përdorin motor dhe pistoleta. Kanë lënë pas makinat dhe kallashnikovët.

Një atentat i dështuar ndaj Alban Bruçit në 25 gusht të këtij viti, hapi sagën e atentateve të njëpasnjëshme në Shkodër. Bruçi u qëllua me 20 plumba nga një person me motor teksa po dilte nga makina për të shkuar në shtëpi, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk e preku.

Ai denoncoi në polici, dhe për këtë ngjarje u shpall në kërkim Bajram Çekorja. Dyshimet e para ishin për një konflikt të ndodhur në 2016, ku Bruçi kishte plagosur Çekoren.

Për ngjarjen reagoi babai i Bajramit, Ismet Çekorja, ky i fundit u shpreh se kishin miqësi me Bruçët dhe policia po i akuzonte pa të drejtë. Po ashtu gjatë intervistës për mediat, ai u shpreh se për një seri vrasjes si ajo e Bajrit, policia ka akuzuar për herë të birin, edhe pse autorit e ngjarjeve ishin krerët e bandave.

Këto janë dhe fjalët të Ismetit, pasi ai u vra dy ditë më vonë në derën e shtëpisë, po nga një person me motor.

Pas kësaj një tjetër ngjarje e bujshme ndodhi në qytetin verior, në 18 shtator u vra në kafe Erjon Xhenja, një 19-vjeçar. Për vrasjen e këtij të fundit është akuzuar djali i Çekores, Bajrami. Po ashtu dhe në këtë atentat janë përdorur motor dhe një pistoletë, të cilët u dogjën më pas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit