Në orët e para të ditës së sotme një grua e moshuar ka ndërruar jetë në Tiranë si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Celo Sinani”. Zjarri ra në banesën e M. L. Si pasojë e përhapjes së flakëve, ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë Violeta Muçi 80 vjeçe.
Pavarësisht ndërhyrjes së fqinjëve dhe zjarrfikëses e moshuara nuk arriti që të shpëtonte.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.