-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ajo nuk flet”, kryeministri Izraelit rrëfen historinë e vajzës së tij autike gjatë fjalimit në OKB

Kryesoret

Kryeministri izraelit Yair Lapid gjatë fjalimit ë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tregoi historinë e vajzës së tij, e cila vuan nga autizmi i theksuar.

“Unë kam një vajzë të vogël me aftësi të kufizuara. Ajo quhet Yaeli. Ajo është autike. Ajo nuk flet”, tha Lapid.

Më pas ai foli për konfliktin midis forcave izraelite dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës, në maj të vitit të kaluar.

”Më duhej ta zgjoja në tre të mëngjesit dhe të vrapoja me të në strehimin antiajror, sepse raketat po shpërthenin mbi shtëpinë tonë”, tregoi ai.

“Të gjithë ata që predikojnë rëndësinë e paqes janë të ftuar të përpiqen të vrapojnë në një strehë sulmi ajror në tre të mëngjesit me një vajzë që nuk flet. Për t’i shpjeguar asaj, pa fjalë, pse ka nga ata që duan ta vrasin”, theksoi Lapid.

Lapid tha se Izraelit i ishte kërkuar vazhdimisht pse nuk i hiqte kufizimet në Gaza.

”Izraeli ka deklaruar se është i gatshëm të ndihmojë në ndërtimin e një jete më të mirë për popullin e Gazës”, tha ai.

”Ne kemi vetëm një kusht. Ndaloni lëshimin e raketave kundër fëmijëve tanë”, përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit