Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Lezhë-Laç ku janë përplasur dy automjete.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit. Si pasojë e aksidentit janë plagosur 4 persona, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë.
Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.