Policia e Shtetit ka kapur në flagrancë një mjek në spitalin e Traumës, i cili dyshohet se mori 200 mijë lekë të vjetra nga një paciente.
Bëhet fjalë për një mjek, i cili punon te skaner, dhe në këmbim të lekëve do ti ofronte pacientes shërbimin.
Por pacienti në të vërtetë ishte një agjent i infiltruar, i cili i ofroi mjekut shumën prej 20 mijë lekësh.
Emri i mjekut të arrestuar nuk është bërë ende i ditur nga burimet policore për shkak të hetimeve.