Ministria e Arsimit Evis Kushi është duke biseduar me pedagogët në lidhje me kërkesat e këtyre të fundit për rritjen e pagave.
Kushi e paralajmëroi takimin që ditën e djeshme nga Kuvendi.
“Në datën 22 Gusht, në Ministrinë e Arsimit, ne kemi zhvilluar një takim me rektorët dhe administratorët e universiteteve, madje bashkë me ministren e Financave pikërisht për çështjen e pagave të pedagogëve, por edhe për çështje të tjera financiare. Çfarë vendime do marrim nuk mund ta them që tani, e rëndësishme është që ne e kemi këtë çështje në vëmendje, e konsiderojmë shumë të rëndësishme në varësi të shumë faktorëve që lidhen me situatën ekonomike, sigurisht do kemi dhe një vendimmarrje”, tha Kushi në Kuvend.
Aktualisht Kushi së bashku me disa pedagogë ndodhen në ambientet e MAS.