Policia e Greqisë ka arrestuar 2 shtetas shqiptarë që shpërndanin kokainë në aksin Athinë-Selanik.
Pas kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin dy shqiptarët policia ka gjetur një sasi kokaine me peshë 20 gram e destinuar për shitje dhe për pasojë kanë bërë arrestimin e tyre.
Gjithashtu u sekuestruan 175 euro dhe 4300 lekë shqiptare si të ardhura nga trafiku i drogës, dy celularë dhe automjeti që përdornin.
Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë Publike Protodiki Katerinis me çështjen e ngritur ndaj tyre për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike./Protothema