Protesta, greva dhe revolta. Kjo është strategjia e Sali Berishës me të cilën synon që të largojë Edi Ramën nga pushteti.
Ish-kryeministri tha sot se të hënën do të mblidhet Këshilli Kombëtar që do të udhëzohet për përgatitjen e kryengritjeve.
“Të hënën do të mblidhet Këshilli Kombëtar, do të miratohet kodi i primareve dhe disa rregullore të tjera.
Do të jepet edhe alarmi, udhëzimi për fillimin e protestave, grevave dhe revoltave. Duhet të vazhdojmë me grevat dhe protestat. Duan kohën e tyre të përgatiten” tha ai.