17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllja e kolegjit turk, PD: Fëmijët tanë peng i dëshirave të Ramës

Kryesoret

Pas mbylljet së kolegjit turk “Mehmet Akif” kanë reaguar deputetët e Partisë Demokratike Dashnor Sula dhe Dhuarta Çupi. Me anë të një postimi në facebook Sula shkruan se mbyllja e kolegjit i duket e dyshimtë dhe kërkon transparencë nga qeveria.

Deputeti i PD duke ju referuar raportimeve se kolegji u mbyll si plotësim dëshire nga Kryeministri Rama ndaj Presidentit turk Erdogan, tha se nëse kjo do të ishte  e vërtetë do të ishte kërcënim serioz për vendin.

“Mbyllja e një institucioni arsimor pa transparencë në një kohë që situata në sektorin e arsimit është e rëndë, është e dyshimtë. Ju kujtoj se sipas statistikave zyrtare numri i nxënësve është ulur me 37% gjatë kohës që në krye të qeverisë është kryeministri aktual. Nuk ka asnjë raportim për shkelje të ligjeve vendase.

Përkundrazi referuar raportimeve të shumta mediatike dyshohet se urdhri për mbylljen është një plotësim dëshire nga Kryeministri Rama ndaj Presidentit turk Erdogan. Nëse kjo do të ishte e vërtet, atëherë do ishte kërcënim serioz për vendin.“, shkruan Sula.

Ndërsa deputetja Dhuarta Çupi në statusin e saj në facebook e quan mbylljen e një shkolle goditje të rëndë për shoqërinë. Sipas saj e ardhmja e fëmijëve shqiptarë nuk mund te jetë peng i dëshirave dhe interesave të Edi Ramës.

Nëse nuk ka përmbushur një kusht, qeveria duhet te bëjë çdo gjë që kushtet të përmbushen, por mbyllja e një shkolle të mirënjohur për standardin e lartë të mësimdhënies, është goditje e rende për shoqërinë. E ardhmja e fëmijëve shqiptarë nuk mund te jetë peng i dëshirave dhe interesave të Edi Ramës.”. shkruan Çupi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit