Zhdukja e Ervis Martinajt vijon që të jetë ende mister. Edi Rama tha mbrëmë se pret që versioni që ka policia të jetë i bazuar në fakte dhe prova.
Por cili është versioni, krim apo inskenim?
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se ka zhvillime por theksoi se policia e shtetit nuk mund të flasë pa pasur prova duke e lënë mister.
“Ka zhvillime, kemi thënë ne flasim kur kemi prova. Policia nuk mund të flasë pa pasur prova. Vazhdon procesi”, tha ai në një komunikim shkurt për gazetarët.
Në të njëjtën linjë ishte edhe drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku.
“Strukturat kundër kriminalitetit janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim me fakte dhe prova”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit.