Policia e Tiranës ka arrestuar dy qytetarë pasi dyshohen se janë autor të disa vjedhje. Dy të arrestuarit janë D.S 59 vjeç dhe A.C 51 vjeç.
Sipas bluve të kryeqytetit 59-vjeçari D.S më datë 07.07.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër masazhi.
Më datë 14.09.2022, në rrugën “Ibrahim Rugova”, dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit F. Z. Dhe më datë 17.09.2022, në rrugën “Preng Doda”, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një laptop, në një studio ligjore.
Për prova materiale u sekuestrohen veshje të përdorura gjatë vjedhjeve dhe disa nga sendet e vjedhura nga njëri prej autorëve.