Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar 6 apartamente, 3 automjete, garazhd dhe llogari bankare në emër të Klejdi Abdylit.
Sipas Prokurorisë pasuria është vënë me para të ardhura nga krimi. Abdyli është arrestuar në maj 2019 si person në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga drejtësia italiane.
Pasuritë e sekuestruara:
Garazhd me sipërfaqe 160.91 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
Apartament me sipërfaqe 58.36 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
Apartament me sipërfaqe 59.61 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
Apartament me sipërfaqe 114.5 m2, ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit I.A dhe E.A;
Apartament me sipërfaqe 69.92 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetases E.A;
Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;
Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;
Motomjet me targa AY__, në pronësi të shtetasit K.A;
Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetases Sh.A;
Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.A;
Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.
Llogarinë në bankë, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.