Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për dënim me burg, për ish-shefin e Narkotikeve të Qarkut Vlorë Gjergji Kohilën.
Ish-shefi i narkotikëve akuzohet për përfshirje në bandën e trafikut të drogës së ‘Habilajve’.
Ai u dënua me 12 vite burg, por dënimi ju ul me 4 vite nga gjykimi I shkurtuar. Kohila qëndroi për më shumë se tre vite në arrati dhe u vetëdorëzua gati dy javë pasi u dënua në Shkallën e Parë.