Deputetja e PD-së, Jorida tabaku ka folur për mediat pas mbylljes së mbledhjes me Entin Rregullator të Energjisë.
Ajo është shprehur se është e pajustifikueshme rritja e çmimeve, pasi do të preket shtresa e mesme dhe e vetmia gjë që u kërkuar ishte strategjia për dersifikimin e energjisë.
Po ashtu ajo është shprehur se transparencë totale për shpenzimet të KESH dhe OSHEE-së është tepër e nevojshme për të kuptuar më tej për abuzimet, që po sjellin dhe rritjen e çmumeve.
Pika e fundit, sipas Tabakut, SPAK duhet të hetojë operatorin për abuzime, si dhe taksat e kompanive të karburanteve të jenë ato që shtojnë buxhetin e shtetit, pasi kanë pasur fitim në kohë krize.
“Çmimi nuk e justifikon sepse 40% blihet nga jashtë, por 60% e prodhojmë brenda vendit. Duhet marrë parasysh interesi publik i konsumatorëve dhe i qytetarëve shqiptarë. Është një rritje çmimesh që ka ndodhur në periudha të ndryshme që ka sjellë një rritje të varfërisë, kjo gjë po reflektohet çdo ditë.
Mos rritja e pagave, rritja e taksave përsa i përket të ardhurave personale kanë krijuar një ngërç. E vetmja përgjigje që marrim është rritje çmimesh. Vetëm qeveria shqiptare e bën këtë dhe është fatkeqësi sepse kompanitë që merren me këtë gjë kanë marrë një pjesë të madhe të buxhetit,” u shpreh ajo.