Policia e Kukësit ka arrestuar dy të rinj nga Kosova pasi u kapën duke transportuar emigrantë.
Në njoftimin e policisë thuhet se F.Z 21 vjeç, banues në Obeliç, Kosovë dhe R.S 22 vjeç, banues në Fushë Kosovë, u kapën në flagrancë në afërsi të kufirit me Kosovën.
Nga kontrollet e bëra nga uniformat blu rezultoi që në automjetin e cilit kishte nga 6 emigrantë të paligjshëm.
Gjithashtu nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se shtetasi i arrestuar R. S. e drejtonte pa leje drejtimi automjetin me të cilin u kap duke transportuar emigrantë.