Ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Numan Baliq, i dënuar për veprën penale të sulmit seksual u raportua se ka ikur jashtë vendit për t`i ikur vuajtjes së dënimit. Por, Baliq tha se këto shkrime janë të pavërteta dhe se ai nuk gjendet në Bosnjë.
Numan Baliq, deklaroi nuk ka ikur asnjëherë dhe se nuk gjendet në vendin fqinjë ashtu siç është raportuar dhe fajësoj qeveritë për përndjekje.
“Unë kurrë nuk kam ikur dhe nuk do të ikë dhe së shpejti do të vijë koha që do të flas hapur dhe të vërtetën që jam objekt i persekutimit, njeriut që ka shumë merita për shqiptarët dhe Kosovën por udhëheqësit kryesor dhe qeveritarët e të gjitha qeverive deritanishme më kanë tradhetuar dhe më përndjekin vetëm për faktin që gjithmonë e kam folur të vërtetën që atyre nuk pëlqehet”, tha ai për Insajderin.