Dita e premte e 23 shtatorit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.
Priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës dhe lokalisht të dobëta në Dibër, Lezhë, Elbasan, Korçë dhe Vlorë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 12 / 22 °C, në vendet e ulëta 8 / 24 °C dhe në vendet malore 3 / 17 °C.
Shqipëria ka një klimë mesdhetare, ku në rajonet e ulëta pothuajse asnjëherë nuk bën ftohtë. Në mënyrë të veçantë bregdeti Jonian shquhet për klimë të butë, ku temperaturat mesatare gjatë dimrit janë në vlerat 8 – 10ºC.
Në Tiranë dhe në pjesët e tjera të qyteteve fushore në disa raste temperaturat mund të zbresin nën zero, por ky fakt ndodh zakonisht gjatë orëve të natës. Është e rrallë që akulli dhe bora të zgjasin më tepër se një ditë.
Gjithsesi gjatë stinës së dimrit shirat janë të zakonshëm dhe në disa raste mjaft të dendura.
Në shumicën e vendit një pjesë e rreshjeve ndodh edhe gjatë vjeshtës së vonë dhe në prag të pranverës. Këto të fundit me perjashtim të maleve janë mjaft të rralla gjatë stinës së verës.
Në rajonet malore dëbora mund të bjerë nga nëntori në mars dhe në disa zona dimri mund të jetë edhe më i ashpër. Qytetet malore si Kukësi, Korça dhe Peshkopia shquhen për kohë të ftohtë gjatë kësaj periudhe të vitit.