-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritet çmimi i energjisë elektrike! Kategoria që preket

Kryesoret

Nga 1 tetori të gjitha familjet që konsumojnë mbi 800 kilovat energji elektrike do të paguajnë 42 lekë/kilovati.

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike vendosi sot çmimin e ri të energjisë. Kushdo që do të harxhojë më tepër se 800 kë/h energji, do të duhet ta paguajë atë me çmimin e tregut.

Pra, familjet që konsumojnë deri në 800 kilovat do ta paguajnë me 9.5 lekë dhe mbi këtë fashë 42 lekë.

Kjo kërkesë e qeverisë u miratua nga ERE me argumentin e këshillit të ministrave që me shumën që do të përfitohet nga rritja e çmimit do të mbulohet një pjesë e importit. Rritja bëhet për tre muaj, nga tetori deri në dhjetor të këtij viti.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku kërkoi nga ERE që të mos e pranonte kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për ata që harxhojnë mbi 800 kilovat nga data 1 tetor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit