Ambasadorja e SHBA-ve dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë zhvilluar një takim ditën e sotme.
Ambasada amerikane ka bërë me dije se gjatë takimit u diskutua për forcimin e demokracisë.
“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë. Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE,” u shpreh ambasada.