Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bisedimit me qytetarët është shprehur se Gledis Nano ka zbuluar lidhjet e Edi Ramës me grupin e mafies El Chapo.
Sipas tij të rinjtë janë ushtarë e kokave të më dha që janë të lidhur me politikën dhe krimin.
“Ata të rinj që thoni ju janë ushtarë ndërsa krerët janë persona mafiozë e të fuqishëm duke filluar nga kreu i qeverisë. Ju jeni njohur se si grupi El Chapo ka takuar Edi Ramën. U largua drejtori i Policisë, u largua se denoncoi lidhjet e krimit të qeveritarëve dhe familjes së kryeministrit,” është shprehur Berisha.