-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Covid-19 në vend: Asnjë humbje jete dhe 49 raste të reja

Kryesoret

553 testime, 45 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 97 të shëruar në 24 orët e fundit

24 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 553 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 45 qytetarë, në këto bashki:

22 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 2 qytetarë në Sarandë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Rrogozhinë, Bulqizë, Roskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë.

Statistika (24 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 97
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 553

Testime totale 1,978,233
Raste pozitive 330,807
Raste të shëruara 326,592
Raste Aktive 626
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 300
Elbasan 70
Shkodër 59
Fier 59
Vlorë 36
Durrës 31

Lezhë 20
Dibër 19
Korçë 13
Berat 10
Gjirokastër 9
Kukës 0

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit