-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Donatorët po shpenzojnë milionat për mbrojtjen e Trumpit në gjykatë

Kryesoret

Ndërsa problemet ligjore të Donald Trump rriten, donatorët dhe Partia Republikane kanë paguar miliona dollarë nga tarifat e tij ligjore.

Së fundmi mbi të dhe tre fëmijët e tij rëndon një padi mashtrimi, pretendohet se ata gënjejnë për vlerën e pronës “me miliarda”.

Të dhënat financiare tregojnë se ai tashmë ka shpenzuar më shumë se 1 milion dollarë (890,000 £) donacione për të luftuar këtë çështje në 2022.

Trump ka mohuar çdo akuzë.

Padia e fundit, e shpallur nga Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut, Letitia James, ishte kulmi i një hetimi civil të gjatë i cili filloi në vitin 2019.

Miliona dollarë të shpenzuara për të luftuar këto akuza kanë ardhur nga komiteti i veprimit politik i Trump Save America (PAC) i cili merr donacione nga mbështetësit e Trump në të gjithë vendin – tregojnë dosjet e Komisionit Federal të Zgjedhjeve (FEC).

Save America ka paguar më shumë se 1.12 milionë dollarë vetëm këtë vit për firmat ligjore të punësuara për të mbrojtur Trump në çështjen e Nju Jorkut. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit