Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me rastin e korrupsionit të mjekëve të arrestuar ditën e djeshme.
Ai është shprehur se drejtësia po punon me standarde.
“Drejtësia me regji “lufte” me mjeket e kotecet, dhe “dashuri” me inceneratoret e shtesat e kateve!
Ryshfeti eshte i papranueshem nga kushdo, por kjo perpjekja qesharake e Drejtesise me regji per ta paraqitur si sukses te papare eshte vertet nje banalitet vulgar vetem per qellime propagandistike te qeverise.
Drejtesia me regji dhe shteti policor jane ne nje “lufte” madheshtore me mjeket e keqpaguar dhe nen presionin e madh te punes se perditshme, me ata mjeke, qe perballuan Covidin dhe qe perballen me mijra te semure e familjare, qe nuk i paguan as sa Kosova.” është shprehur ai.
Vasili ka shtuar se drejtësia me regji prapë hutohet, harron, nuk kujtohet përballë AKSH-it, qe ka përpirë mbi 200 milion euro dhe nuk mbron dot të dhënat individuale dhe shtetërore.