-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga alkooli deri tek përdorimi i telefonit, arrestohen 5 shoferë dhe pezullohen 34 patenta

Kryesoret

Policia Rrugore e Tiranës ju ka vënë prangat pesë drejtuesish mjetesh të cilët kanë rezultuar në gjendje të dehur.

Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se janë pezulluar edhe 34 leje drejtimi për shkaqe të ndryshme.

Njoftimi:

Policia Rrugore e Tiranës

Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor nëpërmjet mjeteve inteligjente, radarëve automatikë, dronit “edukues” dhe alkool-testuesve.

Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i minitorimit të qarkullimit rrugor nga mjetet inteligjente dhe radarët automatikë, janë pezulluar 34 leje drejtimi, si dhe janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, të mos kryejnë gara shpejtësie, të vendosin rripin e sigurimit , të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryejnë parakalime të gabuara, si dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit